AKU aksion në Bllok, gjobiten 18 nga 23 restorante dhe “snack” bare
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime në lokalet e natën në zonën e ish-Bllokut. Në fokus të kontrollit ishin ato lokale të cilat shërbejnë edhe ushqime dhe kanë kuzhina në brendësi të tyre.
Nga 23 inspektimet e kryera në restorantet dhe Snack Bar-et, 18 subjekte kanë rezultuar me shkelje. AKU ka marrë masa paralajmërimi dhe gjobë në vlerën 900 mijë lekë për këto subjekte.
Ndër shkeljet e konstatuara nga subjektet ishte mosplotësimi i kushteve higjieno-sanitare, vlera mbi normën e lejuar për komponentët e vajit, si dhe mungesa e dokumentacionit të kërkuar me ligj.
Ndërkohë për dy nga këto subjekte AKU ka ndërprerë kryerjen e veprimtarisë.
Sipas këtij institucioni, kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin për garantimin e sigurisë ushqimore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.