AKU bllokohen 300 litra raki të pakonsumueshme – Mbi 130 kontrolle dhe 13 masa administrative në të gjithë vendin
AKU në zbatim të fushëveprimit të tij ka kryer 134 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: furra buke, pastiçeri, stabiliment përpunim qumështi, baxho, kantinë vaji, thertore mishi të kuq, anije peshkimi, etj.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 13 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore. U zhbllokuan 4.5t farë gruri pas rezultatit konform të raport provës dhe u bllokuan 300L raki frutash pas raport provës mbi normë të aciditetit.
AKU informon se referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 8 mostra për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.