AKU bllokon 1.3 ton erëza të dyshimta në doganën e Hanit të Hotit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 1307 kg erëza –rigon të pasigurt për konsum në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit gjatë kontrollit të ushtruar.
Trupa inspektuese e DRAKU, Shkodër ka konstatuar se erëza ishte nisur nga Kanadaja për në Shqipëri, ku është bllokuar në doganën e Hanit të Hotit, pasi dokumentacionin që posedonte binte në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e bimëve. Ndërkohë, AKU vijon procedurat për asgjësimin e produktit të bllokuar.
Autoriteti bën me dije se do të intensifikohen kontrollet në pikat e kalimit kufitar, duke nënvizuar se do të ketë zero tolerancë për çdo produkte të pasigurt.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.