AKU bllokon 22 kg mish – Tregtohej pa certifikatë veterinare
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar 22.8 kg mish gjatë inspektimit të zhvilluar të dielën në zonën e Gjirit të Lalzit. Inspektimi është zhvilluar pas denoncimit të disa qytetarëve, të cilët kanë konstatuar rastin dhe e kanë fotografuar atë.
Sipas njoftimit të AKU, mishi tregtohej në mënyrë të pasigurt pa certifikatë veterinare dhe pa gjurmueshmërinë përkatëse.
Krahas konfiskimit të mishit, Drejtoria Rajonale e AKU, qarku Durrës ka gjobitur me 200 mijë lekë shtetasin me iniciale I.K që kishte në pronësi subjektin.
Ndërkohë, AKU duke falënderuar qytetarët, i fton ato të denoncojnë çdo rast që lidhet me ruajtjen, tregtimin dhe transportimin e ushqimeve në kushte të papërshtatshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.