AKU bllokon 86 kg peshk në Sarandë – Dyshohet se vinte kontrabandë nga Greqia
Autoriteti Kombëtar i ushqimit Sarandë ka bllokuar mbrëmjen e djeshme një sasi prej 86 kg peshk, i pashoqëruar nga dokumentacioni përkatës.
Nga kontrolli i ushtruar në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore, kryesisht në zonat bregdetare, rezultoi se si fatura ashtu edhe kuponi tatimor i paraqitur trupës së inspektorëve të AKU-së ishin fiktive.
Sipas AKU-së, dyshohet se sasia e konfiskuar në rrugën Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur Manastir vinte kontrabandë nga Greqia. Ndërkohë, krahas asgjësimit të sasisë së peshkut, AKU ka gjobitur subjektin me 100 000 lekë.
Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe institucionet në varësi kanë intensifikuar masat dhe aksionet për garantimin e sigurisë ushqimore në të gjithë vendin, veçanërisht në zonat turistike, ku numri i pushuesve është më i lartë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.