AKU bllokon ëmbëltoren dhe pastiçerinë/ Gjobë 900 mijë lekë!
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kësaj here ka vijuar ciklin e kontrolleve të njëpasnjëshme në Fier, Korçë dhe në Shkodër.
Nga kontrollet e bëra, për shkak të shkeljeve të konstatuara, janë gjobitur tre subjekte, në vlerë totale 900 mijë lekë.
Në njoftim zyrtar, AKU bën të ditur se nga këto subjekte, veprimtaria e dy prej tyre është bllokuar për shkak të mungesës së kushteve higjeno – sanitare dhe deri në plotësimin e kushteve të duhura, aktivitetet do të qëndrojnë të mbyllura.
Bizneset në fjalë, përkatësisht merreshin me prodhim dhe shitje ëmbëlsirash, ndërsa tjetri me prodhim produktesh me bazë brumi.
Gjithashtu, AKU njofton se në kontrollet e bëra në minimarkete, janë bllokuar produktet e konstatuara të pasigurta për konsum me qëllim asgjësimin.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se do të vazhdojë aksionet e njëpasnjëshme për të garantuar sigurinë e produkteve të konsumit si dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.