AKU bllokon inpute bujqësore dhe 72 kg mjaltë nga Greqia
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar për kapjen dhe bllokimin e disa produkteve të pasigurta që tentoni të futeshin në vendin tonë nga Greqia.
Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Korçës pranë këtij autoriteti kanë kapur një sasi të konsiderueshme prej afro 141 kg inpute bujqësore të padeklaruara dhe jo të lejueshme për tregtim. Bëhet fjalë për 10 kg disperss, 20kg fungicid origjina greke, 10 kg Plerues organik theocal, 100 kg npk kompleks si dhe 1 litër plehrues gjethor Boroplus, me etiketë në gjuhën greke. Këto inpute bujqësore janë të paregjistruara në listën e preparateve dhe e mbrojtjes së bimëve.
Produktet u gjetën në një automjet, ndërsa kontrollet e mjeteve të vogla janë në fokus të veçantë të AKU si burim kryesor i futjes së pesticideve si dhe produktet ushqimore të pa kontrolluara në vend.
Inspektorët e AKU në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë bllokuar edhe një tjetër automjet privat në të cilin u gjetën 72 kg mjaltë – produkt pa etiketë dhe asnjë dokumentacion certifikues të cilësisë dhe sigurisë, apo fiskal.
Shtetasi grek, A.Th. me automjetin e tij tip tentoi të fuste në vendin tonë 72 kavanoza me mjaltë pa nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi.
Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i të dy ngarkesave duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë të produkteve të lart përmendura.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.