AKU bllokon pikën e tregtimit të mishit në Gjirokastër
Autoriteti Kombëtar vijon kontrollet për evidentimin e pikave të palicencuara të tregtimit të mishin në të gjithë vendin.
Gjatë aksionit të zhvilluar në Gjirokastër ditën e sotme, AKU njofton se ka evidentuar një ambient në pronësi të xhamisë së Komunitetit Mysliman ku ushtrohej aktivitet i paligjshëm i tregtimit të mishit.
Subjekti në ishte i paregjistruar në QKB dhe tregtonte mish të pasigurt, pa certifikatë dhe dokumente të tjera shoqëruese. Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU-së Gjirokastër vendosi masën masën urgjente për ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit si dhe masën administrative gjobë prej 200 mijë lekësh.
Po ashtu, u sekuestruan 43 kg mish gjedhi si dhe u bllokuan mjetet e punës frigorifer, 2 peshore, makinë grirëse, 2 thika, 2 hanxharë, të cilat kalojnë për ruajtje në rezervat materiale të shtetit pas përfundimit të procedurave të shqyrtimit administrativ.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.