AKU inspekton 345 biznese në gjithë vendin – Jep 8 masa paralajmëruese për bizneset
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar AKU ka njoftuar se ka kryer 345 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.
Task-Forca këmbëngul në të gjtha bizneset dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor gjatë monitorimeve , që të respektohet rigorozisht protokolli i sigurisë anti-covid.
Gjatë inspektimeve janë dhënë 8 masa me paralajmërim nëpër biznese , për mungesë të librezave shëndetësore , mungesë të rinovimit të librezave të ujit. dhe të planeve 3D.
Referuar Planit të Marjes së Mostrave janë marrë 71 mostra në monitorim të qumështit dhe në analizim të fruta-perimeve për mbetjet pesticide
AKU është e pranishme cdo ditë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorit
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.