AKU kontroll në magazina frigoriferike, bllokon 2.5 ton peshk e karkaleca të ngrirë
Autoritetit Kombëtar i Ushqimit vijon masat e intensifikuara të kontrollit, ndaj subjekteve të ndryshme operator të biznesit ushqimor, specifikisht edhe në magazina frigoriferike.
Kështu gjatë një kontrolli në subjektin “A. O”, në Tiranë, me aktivitet “Magazinë Frigoriferike” u konstatua dhe u bllokua sasia prej 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë të degraduar nga kushtet e ruajtjes (ngrirje – shkrirje e produktit si dhe kushtet higjieno-sanitare jo konforme); gjithashtu subjekti nuk dispononte dokumentacionin e duhur për gjurmueshmërinë e produktit.
Për sa më sipër ndaj subjektit u morën masa administrative me gjobë, 500.000 lekë si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.