AKU vazhdon kontrollin e rreptë të subjekteve ushqimore – 7 masa administrative gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 106 monitorime në subjektet ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore, si edhe monitorime apo këshillime në kuadër të masave të shtuara për mospërhapjen e Covid-19.
Sipas njoftimit janë vendosur 7 masa administrative “paralajmërim” si dhe gjatë kryerjes së kontrolleve është vërejtur që subjektet ushqimore disponojnë dokumentacion për sigurinë ushqimore, si dhe zbatojnë kushtet higjeno-sanitare.
AKU bën me dije se në masat e marra për mospërhapjen e Covid 19, po zbatohen me rigorozitet nga ana e subjekteve ushqimore, përdorimi i maskave, dorezave dhe dezifektantëve gjatë shërbimit si dhe bëhet në mënyrë të vazhdueshme edhe këshillimi i përfaqësuesve të subjekteve për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të jetë vijueshmërisht në terren në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.