AKU vijon kontrollet e rrepta në të gjithë vendin – Sekuestron rreth 40 kg mish pa vulë dhe asgjëson rreth 19 mijë ton produkte ushqimore
Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka realizuar gjatë 24 orëve të fundit 357 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.
Sipas njoftimit janë dhënë 2 masa administrative, njëra për arsye të tregtimit të mishit pa vulë në një subjekt ku janë sekuestruar edhe 38.5 kg mish, si edhe në një tjetër subjekt u vendos masë administrative për analiza jo-konform të farës së misrit.
Gjithashtu sipas AKU janë asgjësuar 19.065 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit, si edhe janë marrë 32 mostra për analizim në të gjithë vendin.
AKU bën me dije se ka vijuar këshillimi dhe orientimi në të gjithë subjektet përpunuese dhe tregtuese me qëllim forcimin e kushteve të sigurisë ushqimore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.