Alarm në spitalet në Gjermani: Mungesë stafi në terapinë intensive

Në Gjermani, “kapacitetet e trajtimit po pakësohen” dhe njësitë e kujdesit intensiv po përballen me probleme të rënda të personelit. Kështu deklaroi presidenti i Rki Lothar Wieler në një konferencë për shtyp në Berlin.
Sipas raportit të fundit ditor të Rki, numri i shtretërve të zënë në terapi intensive është 19.562, ndërsa ato të lira janë vetëm 2.478.
Rasti i Bavarisë është veçanërisht serioz: sipas një sondazhi nga Bayerische Rundfunk, 36 nga 66 rrethe shëndetësore bavareze ankohen për më pak staf në dispozicion sesa pranverën e kaluar.
Personat që punojnë për gjurmimin e infeksioneve në krahasim me pranverën e kaluar janë një e pesta më pak, ndërkohë që gjendja në vend është shumë më e keqe se gjashtë muaj më parë. ANSA
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.