Alarmi i ambientalistëve: Kërkimet për gaz rrezikojnë pyllin e Robin Hudit
Pylli i Sherwood (Angli), shtëpisë së legjendarit Robin Hud, është në rrezik si rrjedhojë e kërkimit për gaz që po bëhet aty. Alarmin e japin ambientalistët që akuzojnë kompania kërkuese po gënjen: “Kishte thënë se nuk do të prekte zonat e mbrojtura të pyllit por ka kërkuar dhe ka marrë autorizime edhe për ato zona”
Aktivistët e “Miqtë e Tokës”, sipas britanikes “Guardian”, kanë siguruar dokumentet që autorizojnë kompaninë që të bëjnë kërkime në zona të ndjeshme. Për këto kërkime nevojiten edhe shpërthime të nëndheshme, çka ka bërë që ambientalistët të japin alarmin e të nisin një fushatë për të penguar aktivitetin që mund të dëmtojë këtë pyll.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.