Alban Zusi për protestën e fermerëve- ”Kërkojmë uljen e TVSH-së në 6%”
Të enjten në mbrëmje në ”Argument” u fol rreth një ndër temave më aktuale të shoqërisë shqiptare, sic është ajo e protestës së fermerëve, të cilët derdhin qumështin në rrugë, për shkak të taksës së lartë. Pjesë e panelit për të diskutuar rreth kësaj problematike, ishte Alban Zusi, Drejtor ekzekutiv i AFI.
”Ne kërkojmë uljen e TVSH-së në 6%. Asnjë fabrikë qumështi nuk është rimbursuar deri tani. Sektori që ka përdorimin më të madh të inputeve është ai i serave, por unë mendoj së historia e inputeve duhet të marrë fund për secilin sektor.’’– thekson Zusi.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.