“ALBCONTROL” hap tenderin 3.9 milionë lekë! Konsulencë për hartimin e kostos me “EUROCONTROL”
Kompania shtetërore “Albcontrol” ka hapur tenderin për kontratën e konsulencës për hartimin e kostos me “Eurocontrol” . Referuar shpalljes në Agjencinë e Prokurimeve Publike fondi limit është 3.9 milionë lekë dhe afati për dorëzimin e ofertave është data 10 shkurt 2020.
Referuar dokumenteve, shërbimi që kërkohet: “Konsulencë me EUROCONTROL” përfshin ekspertizë në hartimin dhe prezantimin e kostos vjetore të Shoqërisë ALBCONTROL SHA në EUROCONTROL si dhe përfaqësimin pranë kësaj organizate në takimet dhe mbledhjet e parashikuara vjetore të lidhur me këtë çështje.
Objektivi është, dhënia e konsulencës së specializuar financiare ALBCONTROL SHA, në lidhje me politikat e hartimit të kostos bazë së njësisë, si edhe çështjeve të tjera financiare, në EUROCONTROL.
Detyrat kryesore do të përfshijnë ndër të tjera, si më poshtë:
-Dhënien e këshillave dhe asistencës në përgatitjen e kostos bazë të njësisë që paraqitet në EUROCONTROL.
-Përgatitjen e shënimeve udhëzuese, komenteve dhe informacione të tjera mbështetëse në mbështetje të kostos bazë të njësisë.
-Ndërlidhjen me EUROCONTROL sipas nevojave dhe sigurimin e mbështetjes.
-Ofrimi i mbështetjes dhe këshillimi për çështje të lidhura me organizatat që përdorin hapësirën ajrore.
-Këshillimi financiar për çështje të tilla si, tarifat e fluturimeve në terminal, analiza monetare dhe çështje të tjera kontabilitet/financë.
-Pjesëmarrjen në mbledhje si pjesë e delegacionit shqiptar/ose si përfaqësues i Shqipërisë.
ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.