Aldo Merkoçi në ‘Argument’: Arsyeja ka humbur në politikën shqiptare, mbizotëron absurditeti
I ftuar në studio për të folur mbi 30 qershorin dhe situatën politike në vend, drejtuesi i Lëvizjes ‘Mjaft’, Aldo Merkoçi, është shprehur se arsyeja në politikën shqiptare ka humbur, ndaj po mbizotëron absurditeti. “Sa i përket vendimit të Presidentit, unë konsideroj absurde bindjen e Presidentit, që ai shprehu gjatë fjalës së tij këtë të hënë, se situata politike në vend mund të shndërrohet në konflikt civil. Nëse presidenti ka këto bindje, atëherë duhen konsideruar hapa të tjerë për rregullimin e këtij konflikti.”, ka përfunduar Merkoçi. SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.