Aleksandër Çipa në ‘Argument’ për aktualitetin politik: Elementët më të rëndësishëm të një demokracie do të mungojnë këto zgjedhje
I ftuar në ‘Argument’ për të folur për situatën politike para-zgjedhore në Shqipëri, Aleksandër Çipa, Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, është shprehur se demokracia është përfaqësim dhe pjesëmarrje. Nëse këto të dy komponentë mungojnë këto zgjedhje, kriza që do vijojë do jetë akoma më e dëmshme sesa kjo krizë që po jetojmë tani. ‘Unë në 29 vite në gazetari, nuk kam hasur kurrë një situatë të tillë. Dalja e opozitës nga parlamenti është e paprecedentë.’, ka mbyllur Çipa fjalën e tij. SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.