Aleksandër Vuçiç, a do të jetë ai Presidenti i ri i Serbisë?
Partia Progresiste serbe ka vendosur si kandidat të saj për zgjedhjet presidenciale të pranverës, kryeministrin aktual, Aleksander Vuçiç.
Kështu kanë shkruar mediat serbe dje, duke cituar ministrin e Brendshëm Nebojsha Stefanoviç.
“Ai do të jetë kandidati presidencial në Pranverë” tha ministri Stefanoviç.
Të gjitha sondazhet e deritanishme e nxjerrin Vuçiçin si fitues të qartë në zgjedhje, ndonëse ende nuk bëhet i ditur emri i ndonjë kandidati të mundshëm për postin e kryeministrit.
Sipas mediave, Partia vendosi të mos mbështesë kandidaturën e presidentit aktual, Tomislav Nikoliç, një ish-ultranacionalisht, i cili e filloi mandatin në vitin 2012, madje më tej thuhet se Nikoliç e tërhoqi kandidaturën e tij.
“Zgjedhjet presidenciale në Serbi pritet të mbahen në prill, kandidati i SNS, del kundër një opozite të fragmentarizuar dhe të përçarë. Zgjedhjet do të jenë një test i rëndësishëm për Vuçiç dhe reformat ekonomike të premtuara, të cilat kanë qenë mbështetur nga FMN-ja, por edhe për kursin e tij për të ofruar vendin 7,3, milionësh më shumë me Bashkimin Europian”, shkruajnë mediat serbe.
Përshtati: Osman Dedja/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.