Alexi Sanchez ndahet me Arsenal – Gati Inter dhe Juve
Për Alexis Sanchez këto janë muajt e fundit në Premier League. Sipas Daily Mail, sulmuesi kilen nuk do të rinovojë kontratën me Arsenal, e cila skandon në vitin 2018. Kështu klubi do të detyrohet të shesë futbollistin në merkaton e verës.
Por mesa duket, Arsenal ka vendosur një kusht: Sanchez nuk do të shitet tek një klub rival, por vetëm jashtë Anglisë. Pra, nga gara për shërbimet e tij eliminohen kështu Chelsea dhe Manchester City.
Përfitojnë klubet italiane Inter dhe Juventus si dhe Paris Saint Germain, të cilat janë prej kohësh në ndjekje të lojtarit.
Arsyeja për vendosjen e këtij kushti është se Arsenal e ka vuajtur në të kaluarën kalimin e Nasri dhe Clichy tek City, si dhe atë të Van Persie tek United, të cilët me tentativën e parë me ekipet e reja kanë fituar kampionatin.
Por mediat e tjera sportive janë të bindura se PSG ka larguar vëmendjen nga Sanchez, për shkak të rendimentit shumë të mirë të Di Marias dhe Lucas Moura, si edhe shpërthimit të Cavani. Në Paris janë duke vlerësuar nëse ia vlen vërtet të investojnë tek Sanchez.
Ndërkohë trajneri Arsene Wenger është shprehur se ka zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet me Sanchez. Sanchez pritet të jetë titullar në ndeshjen në Champions ndaj Bayern.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.