“Alibaba” vazhdon zgjerimin në Azinë Juglindore – Investon edhe 2 miliardë dollarë të tjerë te “Lazada”
Kompania Alibaba do të investojë edhe 2 miliardë dollarë më shumë në kompaninë e blerjeve online të Azisë Juglindore “Lazada Group”, dhe pritet që kompania të vërë një nga drejtuesit e saj më të lartë për të drejtuar biznesin.
Sipas një deklarate, Lucy Peng i cili tashmë është kryetar i Lazadës do të marrë rolin e drejtuesit ekzekutiv ndërkohë që CEO Aktual Max Bittner do të japë dorëheqjen dhe do të vazhdojë të japë kontributin e tij por si këshilltar i lartë.
Alibaab është duke u përgatitur për një betejë intensive në Azinë Juglindore ku Amazon Inc ka filluar punën dhe Singapore and Sea Ltd.’s Shopee po zgjerohet për të fituar konsumatorë.
Investimi i ri i cili vjen pasi AliBaba ka shpenzuar rreth 2 miliardë dollar duke marrë kontrollin e Lazada i jep biznesit municionin shumë të nevojshëm për zhvillimin e teknologjisë dhe blerjen e konsumatorëve.
“Kjo është pjesë e strategjisë së saj të zgjerimit jashtë shtetit, ku përdor një platformë specifike si një terren testimi”, tha Steven Zhu, një analist me bazë në Shangai
Azia Juglindore është një aspekt i rëndësishëm i zgjerimit global të Alibaba dhe një rajon i lulëzuar që synon edhe “kundërshtari” kinez JD.com Inc.
Alibaba pagoi 1 miliardë dollarë për aksione në Lazada në vitin 2016, përpara shtonte një miliardë tjtër dollarë vitin e kaluar në mënyrë që të rriste zotërimin e saj në 83 përqind.
Kompania nuk pranoi të thoshte se si do të ndryshojë aksionet e saj me investimin e fundit.
“Ne ndihemi shumë të sigurt për të dyfishuar në Azinë Juglindore”, tha Peng në një deklaratë me email. “Ne jemi të ngazëllyer për mundësitë e pabesueshme për rritjen të madhe”.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.