“Alitalia” në grevë 24 orë – Anulohen fluturimet mes Tiranës dhe Romës, rimbursim
Punonjësit e Alitalias kanë hyrë në një grevë 24-orëshe duke paralizuar thuajse tërësisht transportin ajror në aeroportet kryesore të Italisë, kryesisht të Fiumicinos në Romë dhe të Malpensës në Milano.
Kompania ajrore ka anuluar rreth 60% të fluturimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. edhe fluturimet mes vendit tonë dhe Italisë nuk kanë mbetur pa u prekur.
Siç shihet edhe nga faqja e aeroportit Nënë Tereza, të gjitha fluturimet e Alitalias në vendin tonë, si në hyrje dhe në dalje, gjatë ditës së sotme, por edhe një fluturimi i dtës së nesërme, janë anuluar. Fluturimet janë në të gjitha rastet mes aeroportit Fiumicion dhe atij të Tiranës. Bëhet fjalë për atë të orës 17.15 të së Enjtes, atë të orës 23.20 në mbërritje.
Ndërkohë që fluturimi nga Tirana në Romë, i orës 18.05 ëshët anuluar gjithashtu.
I vetmi fluturim që ka funksionuar normalisht është ai i nisur në orën 11.42 nga aeroporti Nënë Tereza drejt atij të Romës. I anuluar është edhe fluturimi i orës 7.05 të mëngjesit të ditës së Premte, po nga Tirana në Romë.
Alitalia bën me dije se, ka aktivizuar planin e jashtëzakonshëm, çka do të thotë se klientët do të rimbursohen, të paktën rreth 90% e tyre. Këtë plan e kanë aplikuar edhe kompanitë e tjera, si Easyjet, për pasagjerët që mund të kenë humbur fluturimin për shkak të tranzitit me Alitalian.
Grevës së Alitalias i është shtuar edhe greva e sindikatave mes orës 14 dhe 18 të së Enjtes, duke vështirësuar edhe më tej situatën. Prej kohësh, kompania ajrore italiane gjendet në vështirësi serioze financiare.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.