Alpet Shqiptare – Plan kombëtar 2017-2031 për zhvillimin e turizmit
Tre janë objektivat strategjik për zhvillimin e turizmit në një prej zonave perlë të Shqipërisë, Alpet. Ekuilibri mes natyrës dhe zhvillimit të turizmit , rritja e produktivitetit të turizmit dhe promovimi dhe marketimi i Alpeve si një destinaicon i veçantë. Këto objektiva janë parashikuar në planin kombëtar për rajonin e Alpeve.
Në këtë kuadër kanë nisur edhe konsultimet të cilat janë organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmi, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, takime të cilat synojnë zhvillimin e turizmit në këtë zonë, ku mungon infrastruktura e nevojshme.
Në procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Alpeve Shqiptare ka një vizion për ta shndërruar në 2031, në një rajon që manifeston tre objektivat e të përmendura më sipër të cilat do të ndihmojnë për të zhvilluar një turizëm të qëndrueshëm që i përgjigjet tregut dhe nevojave socio-ekonomike. Takimi i radhës lidhur me zhvillimin e kësaj zone do të zhvillohet në 17 korrik në Bajram Curri.
Sipas analizës SWOT 61% e zonës është Park i Mbrojtur. Zona e Alpeve në këtë analizë përshkruhet si një zonë e pasur me specie faunistike. Edhe pse fauna e zonës nuk është e njohur mirë, sidomos ajo e parruazorëve, nga një vlerësim paraprak i faunës së vertebrorëve rezulton se zona strehon 65 prej 79 llojeve të gjitarëve tokësorë ose 82%, 155 prej 330 llojeve të Shpendëve, si dhe 13 prej 16 llojeve të Amfibëve.
Rajoni shquhet për vlerat e tij unikale, duke qenë strehë për 15 lloje endemikë vertebrorësh të Ballkanit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.