ALSE raporton ecurinë e 3-mujorit – Rriten transaksionet, bie vlera. Shumica tregton jashtë orarit zyrtar
Në bursën shqiptare të titujve ALSE gjatë qershorit janë kryer transaksione për një vlerë prej 147 milionë lekësh. Muajt maj dhe prill janë karakterizuar nga një volum i ulët transaksionesh, por me vlerë më të lartë tregtimi. Kështu, gjatë qershorit janë kryer 15 transaksione, ndërsa në maj 7 të tilla, dhe në prill vetëm 6. Në vlerë ndërkohë, prilli regjistron 307 milionë lekë transaksione, maji rreth 158 milionë lekë, ndërsa qershori 147 milionë lekë.
Sa i përket mjeteve financiare të tregtuara, obligacionet e thesarit, vijojnë të mbajnë pjesën e luanit, duke zënë 97% të totalit. Rreth 3% ndërkohë janë bono thesari. Të dhëna të tjera ndërkohë, tregojnë se pjesa dërrmuese e transaksione, janë kryer jashtë orarit zyrtar, më saktë 72% e totalit. Në total, gjatë të gjithë tremujorit të dytë të vitit, në Albanian Stock Exchange, janë tregtuar 613 milionë lekë, thonë të dhënat më të fundit të publikuara nga vetë ALSE, bazuar në ecurinë e tremujorit të dytë të vitit.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.