Alternativa e “Sfidës për Shqipërinë”, Bojaxhi: Mbështetje biznesit pa ndërhyrë politika

Zhvillimi ekonomik i vendit do të jetë më i madh nëse partitë politike nuk do të ndërhyjnë në aktivitetin e biznesit. Kështu u shpreh në një intervistë për TV SCAN, drejtuesi i “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi, sipas të cilit, ekonomia e vendit do të zhvillohet vetëm duke përcaktuar rregulla të qarta.
“Zhvillimi i ekonomisë nuk do të vijë nga shteti, do vij nga sektori privat. Shteti ka për detyrë të mos e pengojë ekonominë që te zhvillohet. Klima e biznesit rregullohet shumë shpejt, partitë politike të mos punësojnë militantët në administratë. Partitë politike të mos japin konceptin dhe mesazhin që vetëm kur njeh ministrin mund të marrësh një koncesion apo një tender. Nëse sipërmarrësit shqiptar duan një zë, i cili do përfaqësojë shqetësimet e tyre, “Sfida për Shqipërinë” do jetë ky zë”, tha Bojaxhi.
Edhe pse është një parti e re “Sfida për Shqipërinë”, në programin e saj ka paraqitur alternativat e saj për evidentimin e problematikave kryesore që shqetësojnë vendin.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.