ALUIZNI publikon bilancin 5-vjeçar – Tiranë, 47 053 legalizimeve të kryera. Qarku me numrin më të lartë të aplikimeve

Procesi i legalizimeve po fillon të hyjë në fazën e përmbylljes, ndërsa reforma vazhdon. Deklarata vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t e cila ka bërë edhe një bilanc 5-vjeçar mbi ecurinë e procesit, për periudhën 2013-2018.
Nga të dhënat e ALUIZNI-t, rezulton se në qarkun e Tiranës shifra e legalizimeve të kryera ka arritur në 47 053, nga 6 466 që ishte në 2013. Aktualisht është edhe qarku me numrin më të madh të aplikimeve si dhe njëkohësisht i zonave informale në vend, me 58 të tilla.
Viti 2019 është evidentuar si viti me më pak legalizime të kryera, konkretisht 276, ndërsa ai me numrin më të lartë është regjistruar në vitin 2016 me 17 672 legalizime.
Gjatë kësaj periudhë 5-vjeçare pranë zyrave të ALUIZNI-t kanë mbërritur rreth 2 mijë kërkesa/ankesa të cilat janë shqyrtuar duke garantuar edhe zgjidhje konkrete.
Ndërkohë, më tej në bilancin e ALUIZNI-t thuhet së në këtë periudhë 5-vjeçare iu dha zgjidhje shqetësimit të 400 familjeve të shpërngulura nga ndërtimit i ujësjellësit të Bovillës.
Po ashtu, janë pajisur me leje legalizimi banorët e pallateve të ngritura nga firmat investitore që kanë braktisur procesin e legalizimit apo kanë falimentuar si dhe u është dërguar pranë Bashkisë Tiranë lista e subjekteve që nuk u janë përgjigjur të legalizimit të ndërtimeve të tyre.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.