Amazon ka në plan se do të hapë një zyrë tjetër në Mbretërinë e Bashkuar

Amazon, tashmë ka në plan se do të hapë një zyrë tjetër të re në Mançester si dhe do të punësojë më shumë se 1.000 punonjës të kualifikuar në Mbretërinë e Bashkuar. Gjigandi amerikan i teknologjisë bëri të ditur një ditë më parë se do të merrte një ambient me qira në zonën e Manchester, Edinburgh dhe Kembrixh, si pjesë e një investimi në Britani.
Baza e saj e re në Manchester do të çojë në krijimin e 600 vendeve të punës, tha firma, duke treguar një investim serioz në Anglinë veriore. Ajo gjithashtu do të marrë më shumë se 250 punonjës të kualifikuar në qendrën e saj në Edinburg dhe rreth 180 punonjës në Kembrixh.
“Britania e Madhe” ka një rol udhëheqës në inovacionin tonë global, ne jemi të kënaqur të njoftojmë planet për të krijuar një kapacitet prej 1.000 punonjës të kualifikuar anembanë vendit,” bëri të ditur Amazon Country Manager, Doug Gurr në një deklaratë zyrtare, një ditë më parë. Britania e Madhe është një treg i madh ndërkombëtar për firmën e e-commerce, duke arritur një fitim prej 72.4 milionë funte në vend vitin e kaluar.
Ky zbulim çoi në kritika të mëdha, megjithatë për shkak të zbulimit se firma pagoi vetëm 4,6 milionë funte në tatimin e korporatave në vitin 2017, duke pasur një rënie prej 7,4 milionë funte të paguara në vitin paraprak.
Amazon argumenton se kjo ndodh për shkak se firma i jep punonjësve të drejtën që të punojnë me orar të plotë dhe të ndajnë fitimet, e cila kjo mund të çojë në zvogëlimin e detyrimit tatimor. Ministri i Financave i Britanisë Philip Hammond ka hedhur idenë e një tatimi mbi platformat digjitale për të niveluar fushën e lojës për shitësit tradicionalë.
“Vendimi i Amazon për të krijuar qindra vende pune me aftësi të larta në Mançester, Edinburg dhe Kembrixh është një votë e madhe e besimit në Britaninë e Madhe dhe një sinjal për botën që Britania është një vend ideal për të hapur biznesin”. Amazon shënoi fitime rekord në tremujorin e dytë, duke raportuar të ardhura neto prej 2.5 miliardë dollarësh. Firma do të zbulojë rezultatet e saj të tremujorit të tretë të enjten tjetër.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.