Amazon mbledh 10 miliard dollarë në tregun e bondeve – Lëvizja historike ka normë interesi vetëm 0.4%

Amazon përfitoi nga kostot e lira të huazimit në tregun e bonove të korporatave amerikane, raportoi Financial Times.
Në një kthesë të jashtëzakonshme për kompaninë, obligacionet e së cilës u konsideruan të kota në 2009, Amazon nxorri 10 miliard dollarë në tregjet e bonove me norma jashtëzakonisht të ulëta, duke përfshirë një ofertë të re tre-vjeçare të borxhit me një normë interesi vetëm 0.4%.
Norma e re e interesit në Amazon raportohet se është nën një rekord të ulët prej 0.45% të siguruar nga disa kompani si Apple, IBM, dhe Walt Disney në 2012 dhe 2013.
Amazon tha që paratë do të përdoren për “qëllime të përgjithshme të korporatës”.
Herën e fundit që gjigandi i tregtisë elektronike u fut tregjet e obligacioneve, Amazon lëshoi një obligacion tre-vjeçar me një normë interesi prej 1.9% në 2017, tha FT. Në atë kohë ishte duke mbledhur para për të financuar blerjen e Whole Foods.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.