“Amazon” ul kostot për blerjet on-line, “shportat” 35 dollarë përfitojnë dërgesën falas
Kompania “Amazon” ka pasur një zbritje të rëndësishme këtë fundjavë për blerjet on-line. Gjiganti online ka ulur ndjeshëm minimumin e transportit falas deri në 35$ të vlerës së shportës. Ky ndryshim u raportua nga një numër i madh i mediave gjatë fundjavës.
Ndërsa përdoruesit e regjistruar në shërbimin “Prime” e përfitojnë tashmë transportin falas, ata që nuk janë të regjistruar do të duhet të shpenzojnë minimalisht 35 dollarë që të mund të përfitojnë transportin pa pagesë.
Një vit më parë, “Amazon” rriti masën e shpenzimit që duhet të bënin klientët që të përfitonin transportin falas. Më parë, klientët duhej të shpenzonin 49 dollarë në mënyrë që të përfitonin dërgesën pa pagesë.
a.xh
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.