Ambasada amerikane “blindon” me pajisje dhe mjete taktike Interpol Tiranën! (FOTO)
Ambasada Amerikane në Tiranë mbështetet me logjistikë Interpol Tiranën.
Në një ceremoni dhurimi, të mbajtur më 14 janar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Njësia Shqiptare e Interpolit mori jelekë të rinj balistik dhe mjete taktike, nga Zyra Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Zbatimit të Ligjit dhe (INL) në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu nënvizoi vlerësimin për Zyrën INL, për mbështetjen e tyre dhe theksoi fushat e ardhshme në të cilat SHBA-ja dhe Shqipëria po bashkëpunojnë për të adresuar përparësitë e zbatimit të ligjit.
Drejtoresha e INL-së, Julie Craven vuri në dukje punën e rëndësishme të arritur nga oficeret e ZQK Interpol, veçanërisht në adresimin e çështjeve kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
“Byroja e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Shtetet e Bashkuara ka respekt të madh për punën e guximshme dhe me ndikim të kryer nga oficerët shqiptarë të ZQK Interpol Tirana”, – është shprehur Craven.
Referuar njoftimit, INL shpreson të vazhdojë mbështetjen për përpjekjet e Policisë së Shtetit shqiptar, për të adresuar çështjet ndaj krimit të organizuar transnacional.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.