Ambasada amerikane në Tiranë: Më shumë ushtarë amerikanë po mbërrijnë në Shqipëri

Ambasada Amerikane në Tiranë informon se më shumë ushtarë amerikanë po mbërrijnë në Shqipëri këtë javë për nisjen e ‘DefenderEurope 21’, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor që përfshin 26 vende pjesëmarrëse.
“Gjatë stërvitjes ushtarët do trajnohen së bashku në të gjithë Shqipërinë dhe Evropën për të kryer operacione të ndryshme, duke filluar nga luftimet e simuluara e deri te ndihma humanitare. Ky ushtrim do ndihmojë forcat e SHBA, të Shqipërisë dhe të tjerat për të shfaqur aftësitë e tyre për të parandaluar konfliktet dhe për të mbajtur kombet tona të sigurta. #KrahperKrah #WeareNATO” shkruan ambasada.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.