Ambasada Amerikane në Tiranë, njoftim për fituesit e lotarisë 2019: Kontrolloni buletinin e vizave!

Ambasada Amerikane në Tiranë u bën apel të përzgjedhurve nga procesi i lotarisë 2019 që të kontrollojnë buletinin e vizave për të parë se kur do të duhet të paraqiten për intervistë.
“Të përzgjedhur të Lotarisë DV2019: kontrolloni buletinin e vizave për të parë se kur çështja juaj do të jetë gati për intervistë, si dhe kontrolloni rregullisht emailin tuaj për një email nga KCC ku kërkohet t’i dërgoni dokumente me email” njofton Ambasada.
Buletini i Vizave: https://travel.state.gov/content/travel/en/legal/visa-law0/visa-bulletin.html
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.