Ambasada Amerikane njoftim për qytetarët – Kujdes nga mashtrimet që bëhen në lidhje me vizat
Ambasada Amerikane nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka informuar qytetarët në lidhje me mashtrimet mbi marrjen e një vize amerikane.
“Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë. Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!” ka shkruar ambasada.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.