Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët: Mos bini pre e mashtrimeve!
Ambasada Amerikane në Tiranë ka lajmëruar së fundmi të gjithë individët që duan të punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos bien pre e mashtrimeve.
Ambasada nëpërmjet njoftimit tha se individët që janë në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara të përzgjedhin me kujdes të madh këshilluesit e tyre. Gjithashtu ajo këshilloi qytetarët e interesuar të mos bien pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim.
Megjithatë sipas njoftimit një rrugë e duhur për të marrë informacionit e saktë zyrtar është përmes: www.uscis.gov .
Ambasada Amerikane bën me dije se individët të cilët kanë aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin në Sektorin Konsullor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.