Ambasada e SHBA trajnon oficerët shqiptarë! U mësohen taktikat që përdorin kontrabandistët për modifikimin e automjeve (FOTOT)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet Zyrës për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve (EXBS), financuan një trajnim për 24 oficerë policie mbi ndalimin e automjeteve të pasagjerëve.
“Trajnimi u mësoi pjesëmarrësve taktikat e përdorura më shpesh nga kontrabandistët për modifikimin e automjeteve” shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Sipas ambasadës, njohja me këto taktika do t’i ndihmojë punonjësit e policisë kufitare të kapin kontrabandistët në mënyrë më efikase.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.