Ambasadori Soreca: Ti vendos! BE-ja qëndron pranë të gjithë qytetarëve shqiptar në ditën e zgjedhjeve
Ambasadori Luigi Soreca është shprehur në faqen e tij zyrtare në Facebook se delegacioni i BE-së dhe ambasadat e shteteve anëtare të bashkimit Europian dhe Zvicrës kanë në terren 50 skuadra për të ndjekur procesin e votimit dhe atë të numërimit.
Soreca deklaron se BE-ja qëndron pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë në ditën e zgjedhjeve.
“Më 25 prill, ju keni fuqinë të vendosni se kush do t’ju përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm, kush do të bëjë ligjet që do të ndikojnë në jetën tuaj dhe kush do të vendosë për reformat e nevojshme për integrimin e Shqipërisë në BE. Votoni të dielën dhe jini të durueshëm ndërsa presim rezultatet. Ti vendos!”, shkruan Luigi Soreca.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.