Ambulancat futen në rikonstruksion – Cilat janë dy bashkitë që shpallën tenderat në APP
Ambulancat duket se janë vënë “në fokus” të dy bashkive; asaj të Roskovecit dhe Matit. Agjencia e Prokurimit Publik ka shpallur dy tendera.
Përkatësisht, i pari ka një fond prej 8.4 milionë lekësh dhe ka objekt tenderi “Rikonstruksion i Ambulancës Suk-1,në varësinë e Qendrës Shëndetësore Strum”.
Ndërkaq, tenderi i dytë i Bashkisë së Matit synon rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore Lis, Ambulancës Zenisht, dhe Ambulancës Mallunxë. Fondi i vënë në dispozicion është 11.1 milionë lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.