Amendamenti në Kuvend:Tekstet shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka depozituar dy ditë më parë në Parlament, amendamentin që parashikon tekstet shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
“Shpenzimet për tekstet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, mbulohen plotësisht nga buxheti i shtetit. Tekstet shkollore të paguara nga shtetit, ka qenë një propozim i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej kohësh. Qeveria vazhdimisht ka refuzuar ta marrë në konsideratë. Shumë vende të rajonit e kanë këtë model, si dhe një pjesë e madhe e vendeve të BE. Tekstet falas për nxënësit, do të ishin një ndihmesë për familjet e varfëra shqiptare, që kanë një prej shpenzimeve më të mëdha të vitit blerjen e librave për fëmijët” njofton PD.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.