“Amerika është rikthyer si lider i botës së lirë” – Macron lavdëron Biden dhe lehtësohet nga fundi i epokës Trump
Shtetet e Bashkuara janë kthyer si një udhëheqës bashkëpunues i botës së lirë nën Presidentin Joe Biden, tha të shtunën Emmanuel Macron i Francës, duke ilustruar lehtësimin e ndjerë nga shumë aleatë të rëndësishëm të SHBA që trazira e presidencës së Donald Trump ka mbaruar.
Vërejtja e Macron i bën jehonë asaj të Kryeministrit Britanik Boris Johnson i cili e përshëndeti Biden të Enjten si “një ajër i pastër”.
As Macron dhe as Johnson nuk bënë një paralele të qartë midis Biden dhe Trump, megjithëse të dy vlerësuan tonin e bashkëpunimit të Bidenit.
Biden, i pyetur nga një reporter nëse Amerika ishte kthyer, u kthye te Macron dhe bëri me shenjë drejt presidentit francez se ai duhet t’i përgjigjej kësaj pyetjeje.
“Po patjetër,” tha Macron. “Është shumë mirë të kesh një president të SHBA-së që është pjesë e klubit dhe shumë i gatshëm të bashkëpunojë.”
SCAN
Burimi: CNBC
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.