Amerikanët “drejtojnë gishtin” nga Koreja e Veriut për vjedhjen prej 615 milionë dollarë në kripto!

Lazarus, grupi i hakerave të Koresë së Veriut është shënjestruar së fundmi nga zyrtarët amerikanë, pasi këta të fundit i kanë atribuar atyre akuzat për një vjedhje prej 615 milionë dollarësh të aseteve dixhitale.
Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit njoftoi sanksione të reja drejt Lazarus.
Sipas studiuesve të kriptos, portofoli i identifikuar përmban fonde që lidhen me një sulm në Ronin Network , i cili mbështet lojën popullore të blockchain Axie Infinity. Më shumë se 600 milionë dollarë eter dhe USDC u vodhën në sulm.
Hakerët shfrytëzojnë atë që njihet si një “urë” e zinxhirit, e cila i lejon përdoruesit të transferojnë asetet e tyre dixhitale nga një rrjet kripto në një tjetër. Urat janë një mjet gjithnjë e më popullor në botën në rritje të shpejtë të “financës së decentralizuar” ose DeFi.
Sanksionet e shpallura ndalojnë individët dhe subjektet amerikane që të bëjnë transaksione me llogarinë e identifikuar të ethereum për t’u siguruar që hakerat nuk mund të “marrin para”.
Chainalysis, një grup tjetër kërkimor për kripto, tha që atribuimi për Lazarus thekson rëndësinë e “mënyrës se si aktorët e kërcënimit të lidhur me DPRK-në shfrytëzojnë kripto-n dhe sigurinë më të mirë për protokollet DeFi”.
Lazarus, i cili besohet se operohet nga shteti i Koresë së Veriut, është përmenduar për disa sulme të mëdha kibernetike gjatë viteve, duke përfshirë një hakim të vitit 2014 në Sony Pictures dhe sulmet e ransomware WannaCry të 2017-ës.
Koreja e Veriut është përpjekur të përdorë kriptomat si një mënyrë për t’iu shmangur sanksioneve të SHBA-së në shumë raste, sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike./CNBC
Vjola Gremi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.