Amerikanët të gatshëm të shpenzojnë për festa – Ja nga çfarë heqin dorë ata për të festuar ashtu si duhet

Sezoni i pushimeve pothuajse ka ardhur dhe amerikanët janë të gatshëm të shpenzojnë . Në fakt 53 për qind thonë se do të hiqnin dorë nga ngrënia nëse duhet të zgjidhnin për të bërë më shumë Pazar.
Këto të dhëna vijnë nga Student Loan Hero, i cili bëri një studim me më shumë se 1000 amerikanë për planet e tyre të blerjeve në kohë festash.
Në përgjithësi 21 për qind e të anketuarve thonë se do të vendosin kufizime të shpenzimeve si argëtim apo udhëtim se sa kursim për shpenzimet e festave.
Përveç heqjes dorë nga konsumimi i disa ushqimeve të shpejta, 49 për qind thonë se do të heqin dorë nga pushimet dhe 43 për qind do të heqin dorë nga pirja. Por heqja dorë nga këto artikuj luksi nuk janë e vetmja gjë nga e cila mund të sakrifikojnë.
Për të gjithë ata me kredi studentore, në mënyrë specifike, 40 për qind kanë menduar për kapërcimin e një kësti kredie për të shpenzuar para gjatë festave.
Daniel Levine, një ekspert i trendeve dhe drejtor i Institutit Avant-Guide, ofron një shpjegim: “Njerëzit që tashmë kanë borxhe kanë më shumë gjasa të vazhdojnë të përdorin borxhin”, thotë ai në anketë.
“Ata gjithashtu mund të ndihen sikur kartat e kreditit ose kreditë personale janë mundësitë e tyre më të mira pasi pagesat e kredive të studentëve marrin një pjesë të tillë të madhe të të ardhurave të disponueshme”.
Gati 69 për qind e të anketuarve me borxhe të kredisë studentore planifikojnë të përdorin një kartë krediti për blerjet gjatë kohës së festave, krahasuar me 45 për qind të atyre pa borxhe. Dhe, një e treta e atyre me kredi presin të shpenzojnë më shumë se 500 dollarë në një kartë krediti, sipas sondazhit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.