AMF miraton strategjinë 5 vjeçare të zhvillimit të tregjeve
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar Strategjinë “Për zhvillimin e AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje 2018-2022”.
Sipas AMF-së, kjo strategji 5-vjçare pasqyron analizën, vlerësimin dhe jep rekomandime për tregjet financiare.
Përmes zbatimit të saj, autoriteti synon jo vetëm rritjen dhe zhvillimin e tregjeve, por edhe garantimin e mbrojtjes së konsumatorëve e investitorëve.
Më tej, ajo do të shërbejë gjithashtu si një instrument kyç në vendosjen e elementëve prioritarë të zhvillimeve të ardhshme të institucionit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.