AMF njofton: Miratohet projektligji “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”
Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Kuvendi ka miratuar më 30 prill 2020, në seancën plenare projektligjin “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”.
Sipas AMF puna për hartimin e ligjit të ri në fushën e sipërmarrjeve të investimeve kolektive ka nisur që në vitin 2016 me Projektin “Forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare: Fokusi tek zhvillimi i tregut të kapitaleve”.
Sipas njoftimit gjatë kësaj kohe, AMF-ja është mbështetur nga ekspertët e “Cadogan Financial”, nga Banka Botërore, si nismëtare e projektit.
“Projektligji “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” është konsultuar me grupet e interesit (duke organizuar takime të përbashkëta me ekspertët, grupe të përbashkëta pune, si edhe nëpërmjet workshop-eve që janë organizuar bashkërisht nga ekspertët dhe nga AMF), shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.