AMF organizon takimin e fundvitit – Mete: Tregjet nën mbikëqyrje kanë shënuar rritje dyshifrore

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka organizuar takimin e fundvitit me drejtuesit e shoqërive të tregjeve nën mbikëqyrje dhe nw fjalwn e tij Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Ervin Mete, bëri një pasqyrim të ecurisë dhe zhvillimeve përgjatë vitit 2021, si edhe parashtroi disa nga objektivat e Autoritetit për vitin në vazhdim.
Mete u shpreh se tregjet nën mbikëqyrje kanë shënuar rritje dyshifrore, jo vetëm krahasuar me vitin 2020, por edhe me vitin 2019 dhe rritja ka qenë si në nivel të ardhurash, nga primet në tregun e sigurimeve, ashtu edhe në nivel asetesh sa i përket fondeve të investimeve dhe atyre të pensioneve private, por edhe në nivel anëtarësh , por gjithashtu ka një përmirësim të treguesve të likuiditetit, mjaftueshmërisë së kapitalit dhe mbulimit me provigjone.
Mete theksoi se përgjatë muajve të fundit është realizuar një riformatim ligjor e rregullator domethënës, duke u ndryshuar pjesa më e madhe e ligjeve të tregjeve nën mbikëqyrje në zbatim të ligjeve të reja, Autoriteti është në fazën finale të miratimit të bazës rregullatorë dhe gjithashtu, është në proces të konsultimit publik projektligji ‘Për fondet private të pensioneve’.
I pranishëm në takim ishte edhe Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi vlerësoi rolin e Autoritetit në garantimin e stabilitetit të tregjeve financiare jobankare shprehu gjithashtu mbështetjen për çdo nismë legjislative në funksion të thellimit të pavarësisë institucionale dhe mirërregullimit e zhvillimit të mëtejshëm të tregjeve nën mbikëqyrje.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.