AMF publikon formularin që do të duhet të plotësohet për aksidentet e vogla – Dëmshpërblimet direkt tek kompanitë e sigurimit duke evituar Policinë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se ka hartuar formularin “Raporti Eoropian i Aksidenteve”. Dokumenti publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm: https://amf.gov.al/projekt.asp?id=62
Sipas njoftimit drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident rrugor për dëmet ndaj pronës me vlerë deri në 30.000 lekë, nëse bien dakord, duhet të plotësojnë, të nënshkruajnë dhe të shkëmbejnë “Raportin Europian të Aksidenteve” dhe nëse nuk bien dakord, duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.
AMF njofton se raporti, i nënshkruar nga të dy drejtuesit e mjeteve, nënkupton që ngjarja ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular dhe “Raporti Europian i Aksidenteve” i bashkëlidhet kërkesës për dëmshpërblim, e cila trajtohet nga shoqëria e sigurimit. “Për dëmet me vlerë mbi 30.000 lekë, drejtuesit e mjeteve duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore”, shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.