Amnisti kapitali? – “Joshje elektorale, duhen politika strukturore”
Iniciativa tjetër e kryeministri për amnisti të kapitalit, pa detajuar se për çfarë parash bëhen fjalë dhe si do të legalizohen, në këndvështrimin e ekspertëve të fushës, nuk i shërben shëndoshjes së ekonomisë, por është më tepër një lloj joshje elektorale.
Ndërsa sa i takon të ardhurave të emigrantëve, ata shprehen se nuk ka dhe nuk ka pasur asnjë pengesë në transferimin apo investimin e tyre në Shqipëri.
Ekonomisti Dritan Shano thekson se ekonomia ka para në qarkullim, dhe detyra e qeverisë është që të hartojë politika strukturore për të nxitur investimin e tyre.
Kryeministri Edi Rama tha se përjashtim do të bëjnë paratë që vijnë nga droga, prostitucioni apo rrugë të tjera të paligjshme.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.