“Amnistia fiskale nuk do të keqpërdoret”! – Ibrahimaj: Ka përjashtime në masë, legalizohen vetëm të ardhurat nga puna e binzesi

Në përgjigje të bizneseve se drafti i ri i amnistisë fiskale lë hapsira për pastrim parash dhe evazion fiskal, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj theksoi të kundërtën.
Në konferencën e përmuajshme për mediat, lidhur me zhvillimet ekonomike në vend, Ibrahimaj u shpreh se nga ky ligj nuk do të përfitojnë ata individë që nuk duhet të përfitojnë.
Sipas saj qëllimi është legalizimi i të ardhurave nga puna dhe biznesi.
E pyetur nga SCAN TV mbi efiçencën e bordit të transparencës për hidrokarburet dhe mënyrën e vendosjes së çmimeve, Ibrahimaj bëri me dije se çmimet janë gjithnjë në sinkron me ecurinë në bursa.
Teksa bëri një përmbledhje të zhvillimeve ekonomike në 5 muajt e parë të vitit, Ministrja theksoi se ekonomia do të vijojë të përformojë pozitivisht edhe për shkak të sezonit veror.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.