Amnistia për makinat, DPSHTRR: Kryeni procedurat deri më 31 Dhjetor. Detyrimet që fshihen, si të kryeni verifikimin nga targat

Zbatimi i ligjit “Për pagesën dhe fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”, ka hyrë në një fazë të rëndësishme. Kështu thotë në një njoftim të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ku thekson se procedurat mund të ndiqen deri më datë 31 Dhjetor 2017 .
“Brenda datës 31.12.2017, njoftohen të gjithë qytetarët që të përfitojnë nga procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/ shuarjes së detyrimeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar dhe azhurnuar listën e mjeteve objekt i ligjit 33/2017, ku të gjithë personat e interesuar mund të bëjnë verifikimin e targës dhe karakteristikave të tjera të mjetit në këtë listë.
Subjektet/ personat përgjegjës të paraqiten pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të kryer pa pagesë, veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen aktiv të tij.
Subjektet që duan të mbajnë mjetin në qarkullim, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat Dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën Janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave për mospagesë të taksave të periudhës Janar 2011 deri në Dhjetor 2014, të cilat fshihen /shuhen me kushtin e pagesës së të gjitha detyrimeve të plota.
Për më shumë informacion kontaktoni në numrin 0688015833 dhe në e-mailin zyrtar të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor”, thuhet në njoftim DPSHTRR.
Më poshtë publikohet lista e automjeteve, të cilat janë pjesë e ligjit “Për pagesën dhe fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”, ku verifikimi mund të kryhet nga targat ( Klikoni këtu)
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.