Analistët e Wall Street kanë nisur spekulimet se presidenti Donald Trump mund të dobësojë monedhën e vendit

Analistët e Wall Street kanë filluar të spekulojnë se presidenti Donald Trump mund të ndërhyjë për të dobësuar monedhën e vendit, pas një sërë komentesh që synojnë bankat e tjera qendrore.
Bankat qendrore aktualisht janë të përfshira në një luftë të fshehtë të monedhës e cila po shkakton ngrirje në tregjet valutore, sipas Thanos Vamvakidis, kreu global i strategjisë G-10 FX në Bankën e Amerikës Merrill Lynch.
Trump më së fundi u ankua se Kina dhe Evropa kishin nisur lëvizjet e politikave të dizajnuara për të ulur monedhat e tyre në mënyrë që të jenë më konkurruese me SHBA-në
“Të gjithë po përpiqen të lëvizin monedhat e tyre, por të gjithë po përpiqen në të njëjtën kohë, dhe në fund, askush nuk përfiton, dëmi kolateral i gjithë kësaj është problemi i koordinimit ndërkombëtar të politikave” u shpreh Thanos Vamvakidis.
“Në një farë mënyre, ne jemi në një luftë të monedhës, edhe pse askush nuk e ka pranuar atë,”shtoi ai.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.