Analistët: Recesioni i ekonomisë globale është i pashmangshëm

Analistët paralajmëruan për një recesion global të hënën si një konstatim i shtyrë nga ulja e fuqisë blerëse për shkak koronavirusit, rendimentet e bonove dhe çmimi i ulët i naftës.
Çmimi i naftës u ul në 31% të hënën, pasi OPEC dhe prodhuesit e tjerë të mëdhenj dështuan të bien dakord për të shkurtuar prodhimin javën e kaluar. Aksionet globale ndoqën tronditjen, me stoqet evropiane më ulët se 6%.
Entitetet janë kapur në shpërthimin e bombës së naftës. Ekziston një rrezik humbjesh në pozicionet e naftës që duhet të mbulohen duke shitur diku tjetër, jemi në një rreth vicioz. Kjo krizë do të marrë një përpjekje masive fiskale për t’u anashkaluar.
Historia sugjeron që kapitullimi përcillet shpejt nga dëshpërimi dhe që është potencialisht koha më e mirë për të blerë përpara një rikuperimi të tregut. Shkatërrimi i tregut të së hënës mund të sugjerojë se po kalojmë nga paniku në fazën e kapitullimit; të ciklit të emocioneve të lidhura me investimet.
Dosti Banushi – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.